Një vrasje e dyshifshtë është parandaluar ditën e djeshme në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mes dy personave në bulevardin "Migjeni", ku pas një sherri fizik mes tyre, 39-vjeçari T.M, ka hipur në makinën e tij dhe ka tentuar të godasë me mjetin e tij G. M. dhe bashkëshorten e tij shtatzënë.