Tiranë/Tenton të shtypë me makinë gruan shtatzënë dhe të shoqin, polici parandalon vrasjen, arrestohet autori

19 Prill 2021, 09:23

Një vrasje e dyshifshtë është parandaluar ditën e  djeshme në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mes dy personave në bulevardin "Migjeni", ku pas një sherri fizik mes tyre, 39-vjeçari T.M, ka hipur në makinën  e tij dhe ka tentuar të godasë me mjetin e tij G. M. dhe bashkëshorten e tij shtatzënë.