‘Tirja’ rrjet bashkëpunimi jashtë spitalit, shenjëstronin familjarët e pacientëve me COVID! Zbulohen bisedat... Priten arrestime të tjera

26 Janar 2021, 15:58

Tire Alldervishaj, sanitarja e COVID-2 që merrte para duke premtuar kujdes për pacientët kishte një rrjet bashkëpuntorësh jashtë spitalit të cilët gjenin familjarë për t'i futur më pas në kurthin e rushfetit. Prokuroria e Tiranës ka zbërthyer  aktivitetin kriminal të Tires duke analizuar telefonin.