TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme takimin e përjavshëm me qytetarët dhe koordinatorët e bashkëqeverisjes.
Qytetarë kanë dalë dhe kanë treguar problemet e tyre që më pas janë zgjidhur pas ndërmjetsimin e qeverisë. Gjatë fjalës së tij, Rama ka sjellë me shifra impaktin e ankimit të qytetarëve.
Edhe gjatë takimit të sotëm,një prej qytetarëve të pranishëm ka treguar lidhur me problemin e tij me legalizimin e pronës së tij, problem që e kishte zanafillën që në vitin 2005. "Kam që në 2005 që zvarritem. Shkova aplikova dhe më kishin çuar në Kashar, banues në Kashar. Unë vendali në Tiranë. Ia certefikata, vetëm falë këtij burri këtu,"- tha qytetari. "Faleminderit për fjalët e mira. Por nuk është falë meje por procesit që po zgjidh mijëra halle që përndryshe nuk do të ishin zgjidhur. Platforma bën që gjithkush të mos sorrollatet dhe të ketë kontakt të drejpërdrejtë me qeverinë," - e mbylli Rama.