“Tit Vasili ka bërë një mijë të zeza kur ishte ministër”. Revolta e qytetarit ndaj drejtuesve të LSI

14 Gusht 2020, 10:47 | Përditesimi i fundit: 2020-08-14 14:13:53

Duke u ndalur vecanërisht tek drejtuesit e LSI-së në kohën kur kanë qenë në pushtet një qytetar nga Cërriku, telefonues në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe Ju”, tha se Petrit Vasili nuk ka moral të kërkojë shakrkimin e qeverisë se kur ishte ministër shëndetësie ka bërë një mijë e një të zeza vetë. Ai vijoi më tej me akuza të forta ndaj ish kreut të LSI, Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.