Titulli në pikëpyetje, Halili-Egbo të bindur: Tirana do jetë kampione

7 Korrik 2020, 11:40

Kukësi e mundi 2-1 Tiranën duke rihapur çështjen e titullit por tek kryesuesit nuk janë të shqetësuar.Presidenti Halili dhe trajneri Egbo janë të bindur se objektivi do arrihet:

Presidenti i Tiranës Refik Halili: "Nuk kam frikë pasi kam skuadër të mirë dhe futbollistë që do dinë ta nxjerrin rezultatin për të shkuar drejt objektivit."

Trajneri i Tiranës Emmanuel Egbo: "Jemi mërzitur se kemi humbur ndeshjen por jam i qetë pasi nuk dorëzohemi kurrë.Jemi 6 pikë para Kukësit dhe e kemi fatin në dorë."

Në kampin e verilindorëve e cilësojnë një fitore prestigji duke mbajtur gjallë shpresat:

Presidenti i Kukësit Safet Gjici: "Është rihapur kampionati ndërsa trajneri Orges Shehi është në detyrë dhe do të vijojë."

Trajneri i Kukësit Orges Shehi: "Është rivali ynë direkt dhe pavarësisht nëse nuk mund të marrim titullin ne arritëm një fitore prestigji, përgëzime lojtarëve."

Partizani humbi terren në “luftën” për një vend në Kupat e Europës pasi barazoi 1-1 me Bylisin ndërsa Teuta mposhti 1-0 Skënderbeun me golin e Kallakut dhe rimerr vendin e tretë në renditjen e Superligës pas javës së 32-të.