Teuta ndeshjen e fundit në Superligë e humbi kundër Tiranës duke krijuar një distancë me skuadrat kryesuese. Por këtë vit klubi ka 100 vjetorin e krijimit dhe ëndrra e të gjithëve është fitimi i titullit. Në një intervistë për ‘Report TV’, drejtori i përgjithshëm i klubit, Artan Shyti, i pyetur për titullin shprehet:
“Teuta e kërkon por nuk e kërkon dëshpërimisht kam thënë diku dhe i qëndroj kësaj. Ne patjetër që luftojmë. Në sport garon për të fituar, nëse ti fiton çdo ndeshje atëherë mund t’ia dalësh se do të thotë se dikë e ke mundur."
