Tjetër laborator për testimet, Manastirliu: Do të jetë në mbështetje të ISHP, rrisim kapacitetet

24 Nëntor 2020, 15:03

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka parë nga afër laboratorin e ri të testimeve, pjesë e planit të vjeshtë dimrit për rritjen e kapaciteteve, i cili do të jetë në mbështetje të laboratorit qendror të Institutit të Shëndetit Publik.