Tjetër mrekulli në Durrës, Klajdi nga Tirana është gjallë poshtë rrënojave me dyshekëve

26 Nëntor 2019, 18:33

Një tjetër person me shenja jete është lokalizuar poshtë gërmadhave në Durrës te Vila Palma. Ai është një 25-vjeçar me emrin Klajdi, mbiemri ende nuk dihet, ndërsa është nga Tirana. Ai po nxirret nga reparti i Janinës. Forcat e vendit fqinj që po japin ndihmë kanë krijuar një tunel për të nxjerrë të riun. I riu nga Tirana ka shpëtuar pasi fatmirësisht ndodhet mes dy dyshekëve të hotelit.

  •