Tjetër skandal/ Ilir Meta shtetësi VIP me kriter anëtarësimin në partinë e Haradinajt, përfshihet edhe Konsullata e Kosovës në Tiranë

31 Tetor 2020, 19:27

TIRANË- Të anëtarësohesh në partitë miqve të presidentit Ilir Meta në Kosovë, përfshin në paketë edhe marrjen e nënshtetësisë shqiptare, pa plotësuar kushtet, madje si personalitet dhe aset kombëtar. Ky është një nga kriteret dhe standardet ku është bazuar Ilir Meta, në dhënien e shtetësive të veçanta personave, të cilët Presidenca pretendon se janë heronj, familje dëshmorësh dhe personalitete. Bëhet fjalë për Leonora Recaj nga Kosova, me profesion avokate, të cilës Ilir Meta i ka dhënë nënshtetësinë shqiptare në emër të interesit kombëtar, me dekret Nr. 11426, datë 10 shkurt  2020.