Tjetërsimi i pronave/ Ardian Iljazaj u shkarkua LIVE nga Rama: Është një halabak

25 Tetor 2019, 13:09

Ardian Iljazaj, ish-drejtori i Kadastrës së Durrësit, i cili është arrestuar ditën e sotme nga policia, në Janar të 2019 është shkarkuar live nga kryeministri Edi Rama.

“Drejtori i Hipotekës së Durrësit, një halabak. Po trajtojmë hallet tona me njerëz të padenjë. U kërkoj të gjithë atyre që kanë hall, e që duan të zgjidhin hallin e tyre të na ndihmojnë edhe ne të trajtojmë hallin tonë të madh me njerëz të padenjë që nuk na mungojnë, si ishte edhe rasti i djeshëm i denoncuar nga Fiks fare, një drejtori që meriton vetëm një përcaktim, një halabak. Për të cilin është marrë masa e shkarkimit”- tha Rama.

Shkarkimi i Iljazit erdhi pasi një qytetar kishte shkuar 300 herë në zyrat e Hipotekës në Durrës për 6 vite, dhe nuk kishte marrë zgjidhje.

Qytetari më pas, i ishte drejtuar platformës së Bashkëqeverisjes, e cila kishte konstatuar shkelje ligjore, por edhe pas kësaj, drejtori nuk kishte reaguar.

Madje, Iljazi i kishte thënë qytetarit: “Meqenëse problemin e zgjidhe tek Rama, shko sërish tek Rama”.

Kjo bëri që Rama, ta shkarkonte atë live, ndërsa sot policia njoftoi se është vënë në pranga për tjetërsim pronash.

    No videos found.