Tjetërsimi i pronave te 'Rana e hedhun'/ Dënohet me 4 vite burg ish-kryetari i Bashkisë Lezhë! Nga grupi me 17 persona, vetëm një i pafajshëm

17 Shtator 2020, 15:25 | Përditesimi i fundit: 2020-09-17 22:14:24

Vendimi është dhënë ditën e sotme nga Gjykata e Lezhës, ndërkohë që ditën e sotme është dhënë vendimi edhe për zyrtarët e tjerë të akuzar. Më konkretisht, ish-drejtori i Hipotekës Artan Djala, president i ekipit të Shën kollit,  është dënuar me 2 vite burg, ish-kryetari i Qarkut Lezhë, Gjok Ndoka (president i ekipit të Besëlishjes) u dënua me 4 vite burg, nën kryetari i Bashkisë, Enver Hafizi me 1 vit burg, 3 vite burg për Juxhina Memën dhe 1.6 vite për Adenis Haxhinë. Ndërkohë, është shpallur i pafajshëm Renato Malotaj, ish-futbollisti i Vllaznisë.