'T’ju jap noj kafe të mirë, pa i rënë kujt në qafë', Policia nuk fal, prangat shoferit

1 Korrik 2018, 19:46 | Përditesimi: 1 Korrik 2018, 19:46

Policia Rrugore në kuadër të operacionit “Tispol”, është fokusuar këtë fundjavë tek kontrolli i kombinuar i shpejtësisë në rrugët interurbane dhe urbane, në kontrollin e nivelit të përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve si dhe në kontrollet e mjeteve që rezultojnë debitore.

Sipas njoftimit të policisë, në 48 orët e fundit janë arrestuar 15 shoferë për shkelej të ndryshme si dhe janë vendosur rreth 1200 masa administrative për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. Në disa raste qytetaret kanë tentuar të korruptojë dhe punonjësit e policisë për t’i shpëtuar gjobave.

“Tju jap noj kafe të mirë, pa i rënë njeriu në qafë”- thotë një nga shoferët ën video, por policia i vendos prangat.