TKOB/ Pas 3 vitesh artistët rikthehen në ‘shtëpinë’ e rikonstruktuar, solistët: Duhen bërë edhe disa përmirësime në...

5 Mars 2020, 15:58

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit prej dy javësh gumëzhin nga lëvizjet e artistëve. Trupa artistike pas tre vitesh rikthehet në shtëpinë e rikonstruktuar edhe ka nisur provat për dy veprat e radhës që do të shohin dritën e skenës, opera “La Boheme” e Puçinit dhe baleti “Carmina Burana” i Youri Vamos-it me muzikë të Carl Orff. Gjatë provave të “La boheme” në sallën e orkestrës që do të dirigjohet nga artisti italian Jacopo Sipari, një nga violonçelistët që prej 40 vitesh është pjesë e këtij institucioni, Kujtim Vorpsi na rrëfen emocionet e para në ‘shtëpinë’ e restauruar.