Tkurret Kukësi, Gjendja Civile: Brenda 20 viteve përgjysmohet popullsia

6 Tetor 2018, 12:00 | Përditesimi: 6 Tetor 2018, 12:00

Numri i banorëve në Kukës po bie vit pas viti për shkak të lindjeve të pakta. Ekonomia dhe emigracioni janë shkaqet kryesore pse familjet kuksiane, hezitojnë të lindin shumë fëmijë.

Unë kam qenë 17 vetë në familje. Sot  ka lindje shumë pak. Njerëzit nuk  kanë gjendje ekonomike që të lindin fëmijë . Fëmijët që ti lindish duhen ruajtur.S’kanë gjendje ekonomike njerëzit, duhen kushte, shkollë e shumë gjëra.

Banori

Edhe në maternitetin e Kukësit  dhe konsultoren e gruas të dhënat e bluzave të bardha flasin për rënie të numrit të lindjeve. Ata thonë se lindjet pas viteve 90, janë përgjysmuar, madje me trend rënës, por është rritur shumë edhe mosha e krijimit të familjes dhe e nënave që lindin fëmijë.

E vërtëta është se lindjet pas vitit ‘90 kanë pasur  ulje  në mënyrë graduale. N.q.se deri në  vitin 90 ne kishim  mesatarisht 1200 lindje në vit, tani në kushtet e maternitetit  kemi më pak se gjysma. Rallë takojmë nëna me 4-5 fëmijë. Të ralla janë lindjet në moshat 20-25 vjeç krahasuar me vite më parë.

Han Bajra mjek gjinekolog

Ndër vite lindshmëria ka rënë. Mund të themi 50-60 lindje për qytetin. Dhe janë shumë faktorë. Një  nga faktorët madhorë është  lëviza  e çifteve  të  reja dhe popullatës me moshë të re në perendim.Zhvendosjet demografike nga Kukësi në vendet e tjera të Shqipërisë. Plus ëshë faktorët social-ekonomik që nuk duhen nëvlerësuar.Para 20 vitesh çiftet e reja dhe lindshmëria ishte në moshën 22-23 vjeç, kurse sot 25- 30 vjeç dhe ky është një ndër faktorët që ndikon.

Nertila Sula, mjeke e konsultores së gruas në Kukës.

b.ha./Shqiptarja.com