'Tmerrohem ende kur e mendoj', nënë Engjëllushja lë Infektivin: Sot do shkoj në shpi te djemtë dhe bashkëshorti

2 Maj 2020, 17:29

Nënë Engjëllushja pa vdekjen me sy nga virusi vrasës, por sot ajo është gati për t'u rikthyer në shtëpi si triumfuese nga kjo luftë. Nënë Engjëllushja ishte e infektuar së bashku me bashkëshortin e saj, të dy në gjendje të rëndë, por të dy fitimtarë duke u bashkuar sërish me dy djemtë në shtëpinë e tyre të ngrohtë.

"Kam pasur temperaturë, kollë dhe mezi merrja frymë. Ishte shumë e rëndë kjo, tmerrohem ende kur e mendoj. Por pastaj u përmirësova. Kisha dhe bashkëshortin këtu, por ai doli dy ditë më parë. Fatmirësisht bashkëshorti ia doli pasi kishte dhe sëmundje bashkëshoqëruese si diabet, tension, bëri dhe dializën këtu. Nuk kam fjalë për të falenderuar mjekët që u kujdesën për ne. Tani do iki në shtëpi ku më presin dy djemtë dhe bashkëshorti", tha nënë Engjëllushja me një zë optimist por dhe prekës njëkohësisht.