Toka me pisha përfshihet nga flakët në malin e Gjalicës, banorët me zjarrfikësit në terren për të izoluar vatrat

11 Korrik 2020, 22:40

KUKËS- Prej më shumë se 24 orësh një sipërfaqe e madhe toke me pisha në malin e Gjalicës është nën pushtetin e flakëve. Ekipi Zjarrfikës i Bashkisë Kukës  bashkë me banorët po punojnë  me intensitet të plotë për izolimin vatrave të zjarrit në malin e Gjallicës, në Njësinë  Administrative  Shtiqën. Për të normalizuar situatën sa me shpejt është kërkuar nga Emergjencat Civile ndërhyrja nga ajri, për shkak edhe të terrenit të vështirë. Ekspertët do të qëndrojnë në vendin ku janë shfaqur flakët, për të monitoruar situatën deri në shuarjen totale të zjarreve.

Siç duket edhe nga fotot banorët e fshatit Shtiqën dhe zjarrfikësit  janë angazhuar dhe me mjete rrethanore kanë bërë të mundur që pjesa më e madhe e flakëve të shuhet. Zjarri nisi pasditen e se premtes dhe është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme  në 200 metër lartësi në malin e Gjallicës .