Tokë për mbjelljen e kanabisit, pylli në Krujë digjet prej 24 orësh

8 Prill 2020, 12:32

Prej 24 orësh vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në Malin e Krujës edhe pse është përfshirë një sipërfaqe e madhe ende nuk është bërë asnjë përpjekje për shuarjen e flakëve. Për shkak të terrenit të vështirë është e pamundur ndërhyrja nga toka. Dyshohet se zjarret janë të qëllimshme për të hapur kullota ose parcela për kultivim kanabisi. Kërkohet ndërhyrje nga ajri për shuarjen e flakëve.