Tomini në Repolitix: Nga 23 raste pozitive me Covid 19, 18 persona qëndrojë në shtëpi dhe janë në gjendje të mirë

12 Mars 2020, 22:44

Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini gjatë një lidhje live me emisionin “Repolitix” në Report TV tha për gazetarin Denis Minga se aktualisht nga 23 të infektuarit deri tani, mes tyre dhe viktima në Durrës, 18 janë në gjendje të mirë , kanë simptoma shumë të lehta dhe ndodhen në vetëkarantinim në shtëpi. Ndërsa 5 të tjerë janë të shtruar te Infektivi në QSUT, por që ndodhen në gjendje të stabilizuar. Në lidhje me karantinimin në shtëpi, Tomini tha se ndiqen dy raste ku ata me simptoma të lehta apo pa simptoma ndodhen ën shtëpi së bashku me  familjarët por të ndodhur në një vend të veçantë dhe me maska. Ndërsa në rastet që kanë simptoma vetëizolimi në shtëpi mund të sjellë dhe distancim të familjarëve dhe izolimin e tij në një dhomë të vetme.