Tomislav Lubenjak thyen rekordin botëror, shtyn makinën për 24 orë rresht

6 Maj 2019, 09:38

Tomislav Lubenjak thyen rekordin botëror të Guinnessit. Ai shtyu një makinë me peshë 730 kg për 24 orë rresht duke përshkuar një distancë prej 100 km. Lubenjak u nis nga kryeqyteti kroat Zagreb ditën e shtunë në orën 15.00 në një përpjekje për të thyer rekordin prej 95.07 km të maqedonasve Aleksandar Chekorov dhe Alexsandar Smilkov. Sipas rregullave të Guinness, drejtuesit e makinës u zëvendësuan çdo katër orë kurse pushimet e kroatit zgjasnin vetëm 3 minuta për çdo një orë, kohë për të konsumuar tableta me kalori të lartë për t'i dhënë atij energjinë e nevojshme për të përfunduar detyrën rraskapitëse. 


Lubenjak, duke ecur me një mesatare 12 minuta për kilometër, në agimin e të dielën kishte përshkuar 83 km dhe rreth orës 12:30 rrugëtimi i tij kapi afërsisht shifrën 107 km.
"Si një atlet profesionist e dija se do të përballesha me sfida fizike dhe psikologjike, por falë përgatitjes i’a dola. Rekordi im le të jetë një mesazh i fortë drejtuar të rinjve për të sfiduar kufijtë e tyre”- u shpreh Lubenjak pas garës.