Toni Gogu: Opozita e trembur nga drejtësia, pse nuk ka përshëndetur shkarkimin e gati 200 gjyqtarëve?

3 Mars 2021, 22:59 | Përditesimi i fundit: 2021-03-03 23:03:33

‘Opozita është trembur nga drejtësia e re, ndërkohë që i gjithë boshti i reagimit të saj ndaj Reformës në Drejtësi tregon se kanë probleme dhe se janë borxhlinj me drejtësinë’- kështu deklaroi në emisionin Repolitix në Report Tv ish-zv ministri i Drejtësisë Toni Gogu, teksa po flitej nëse me 25 prill do të vendoset fati i kësaj Reforme.

Gogu madje iu drejtua publikisht analistit Leonard Karaj duke e pyetur se pse opozita nuk ka përshëndetur asnjëherë publikisht shkarkimin e afro gati 200 gjyqtarëve të korruptuar.

Reforma në Drejtësi ishte pjesë e programit të PS-së dhe ne nuk jemi tutur dhe nuk i kemi lëvizur për asnjë çast.  Gjithë ky bosht i reagimit ndaj Reformës tregon se kanë probleme, janë borxhlinj me drejtësinë.  Opozita ka deklarata publike dhe janë fakte publike, ku kanë thënë se në datën 26 prill do të kemi ndryshime ligjesh dhe deri sa më në fund u bë e qartë fare se kush hidhte gurin dhe fshihte dorën. Nga njëra anë kemi një strategji të menduar mirë, ne kemi marrë vetëm mbështetjen për të vazhduar para. Qytetarët shqiptarë mezi presin që të zbatohet Reforma në Drejtësi. Drejtësia është në çdo aspekt të jetës sonë. Kemi shpjeguar sot sesi Reforma në Drejtësi impakton qytetarin në një sërë aspektesh. Nëse ne dëgjojmë me vëmendje numrat shifrat ajo tashmë është një grehinë që po merr formë.’- tha Gogu.

Toni GoguSi ka mundësi që opozita nuk ka dalë të përshëndesë një shkarkim të gati 200 gjyqtarëve të korruptuar, apo të përshëndesin hetimet për gjyqtarët?! Pse nuk ka një deklaratë përshëndetëse kur SPAK arreston gjyqtaren duke bërë korrupsion, apo ofruesin e një shërbimi publik siç është shëndetësia, madje dëgjojmë një lume anatemimesh?!