Topalli: As nuk e kam imagjinuar djegien e mandateve, armike nëse sulmon shefin

25 Shtator 2019, 12:32 | Përditesimi i fundit: 2019-09-25 15:09:14

Teksa ka mbajtur një fjalim për "çmimin e karrierës" që mori ditën e sotme në Universitetin e Shkodrës, Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka bërë edhe disa komente politike ku është ndalur tek vendimet e kryedemokratit Lulzim Basha për të djegiur mandatet.

Topalli është shprehur e surpizuar nga marrja e çmimit, pasi sipas saj kur bie nga pushteti zakonisht humbet edhe shansin për tu vlerësuar dhe për tu nderuar, por sipas saj kurrë nuk e kishte imagjinuar se ditët e sotme të digjeshin mandatet dhe të mos kishte përfaqësim.

Prej kohësh Topalli ka dalë kundër Bashës por edhe nga ky i fundit nuk kanë munguar sulmet ndaj saj. Në lidhje me këtë konflikt, Topalli ka hedhur sulme ndaj kreu të PD duke thënë se nëse kritikon shefin shpallesh armike.“Isha me djalin e porsalindur të vajzes  në krah kur mora mesazhin nga një pedagoge e universitetit dhe më tha se do nderohsha me një çmim. U habita se kur bie nga pushteti nuk të japin çmime. Unë isha mesuar që sistemi edhe pse isha e para hiqnin foton time nga tabela e nderit, as sot nuk ka ndërruar sistemi. Nëse kritikon shefin shpallesh armike. Kurrë nuk e kam imagjinuar se do isha kryeparlamentare, por as në ënderr se kam imagjinuar se në liri do kishte mungese përfaqesimi dhe djegie mandatesh. Më kanë hequr nga politika kur kisha për të dhënë më shumë. 4 persona mbajnë sot peng vendin, vetëm fëmijët tanë mund të sjellin ndryshimin. Do të ishte më mirë të iknin katër shahista, sesa të largohen shqiptarët nga vendi i tyre”, u shpreh Topalli.

Jozefina Topalli është një ndër figurat me elitare të Partisë Demokratike dhe që ka dhënë jo pak kontribute për këtë forcë politike, e cila shkuli rrënjët e komunizmit në Shqipëri.