Topalli ja numëron të gjitha Bashës: Je i rremë! Ktheve kundra perëndimin, e çove partinë drejt humnerës

14 Gusht 2019, 16:08

sh-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, një figurë e rëndësishme në radhët e Partisë Demokratike në kohën e qeverisë Berisha ka bërë ditën e sotme një deklaratë të ashpër kundër liderit demokrat Lulzim Basha. Topalli liston një sërë kritikash dhe akuzash ndaj liderit demokrat.

Nisur nga çështja e kryebashkiakut të Shkodrës për të cilën Basha akuzoi Ramën, Topalli shprehet se zgjedhja e tij erdhi për shkak se PD zgjodhi të bojkotojë zgjedhjet duke e fyer Shkodrën.

Ajo thotë se Basha po përpiqet të mbulojë shpartallimin që i ka bërë PD-së, ndërsa shprehet e bindur se nëse PD do futej në zgjedhje shumë bashki nuk do kishin rënë në duart e PS-së.

Topalli i kujton Bashës zgjedhjet brenda Partisë Demokratike prej të cilave ai doli si kryetar duke thënë se është i vetmi rast kur në zgjedhjet brenda partisë dalin më shumë vota se votues.

Ajo i quan akuzat e tij fallso dhe të rreme ka bërë pakt me Edi Ramën. Ish-kryetarja e Kuvendit deklaron se në 2017 Basha urdhëroi anëtarët e PD në KQZ që të njohin rezultatet e zgjedhjeve dhe të mos ankimojnë asnjë qendër votimi duke legjitimuar mandatin e dytë të Ramës.

Duke iu drejtuar drejtpërdrejtë Bashës, Topalli shprehet se të rinjtë nuk mund të kenë model një person që ktheu kundra gjithë perëndimin, i dha Ramës mandatin e dytë për 14 mln euro të pallatit të tij duke e çuar partinë në humnerë, shqiptarët në dëshpërim dhe të rinjtë drejt rrugëve të botës.

Topalli thotë se Luli nuk ekziston më për demokratët dhe se bashkë me Ramën janë bërë një kosto e patolerueshme për shqiptarët.