Topalli 'masakron' Bashën: Dështak manipulues si Enver Hoxha!

23 Qershor 2020, 18:31

Një video e publikuar nga ish deputeti demokrat Endri Hasa në facebook, ku akuzon Ramën si 'dështak që po pengon integrimin e vendit' dhe ngren në qiell me lëvdata duke i atribuuar të gjitha arritjet ndër vite të vendit, Lulzim Bashës, ka sjellë reagimin e ashpër të Jozefina Topallit. Përmes një postimi, Topalli, një nga kritiket më të forta të Bashës, këtë herë ka shkuar edhe më tej duke e cilësuar atë si 'minë me sahat që ndërronte ministritë çdo dy vite prej skandaleve që shkaktonte, dhe manipulues i fakteve njësoj si ish diktatori Enver Hoxha.