Topalli me kandidatët e Lezhës: Shqipëria s' është as e 'Rilindjes', as e 'Republikës së Re'

2 Mars 2021, 17:06

Kryetarja e ‘Lëvizja për ndryshim’, Jozefina Topalli ka prezantuar sot listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit në qarkun Lezhë dhe disa qarqe të tjera, disa prej të cilëve janë ish-figura të Partisë Demokratike.

Një prej kandidatëve Gjon Ndoj vjen nga një familje e persekutuar, i cili në 1991 diplomohet në finance, ndërkaq është ish student i dhejtorit të 90’, nismëtar në mbledhjen e firmave për themelimin e PDSH, pjesmarrës në grevën e urisë për heqjen e emrit të Enver Hoxhës nga universtiteti. Në vitet më të vështira të PD 1997-2001 ai është zgjidhur dy herë kryetar i PD në Mirditë me 3 fushata elektorale në favor të PD.

Nga prezantimi i kandidatëve Topalli deklaroi se “ka më shumë demokratë jashtë Partisë Demokratike, sesa brenda saj”, ndërsa shtoi se Shqipëria nuk është as e PD dhe as e PS. Gjatë fjalës së saj, ish-kryeparlamentarja pas qarkut të Lezhës, vijoi më tej më pas me prezantimin e kandidatëve në disa qarqe, si Dibra, Berati dhe Kukësi.

“Që nuk ka një Shqipëri te rilindjes apo një Shqipëri të republikës së re, por një Shqipëri të vjedhur. Dhe për këtë arsye, bashkë me ekipin e Lëvizjes për Ndryshim me listat më të mira të kandidatëve të 3 dekadave, bashkë me shpresën e një punonjësi te administrates publike apo te bashkise qe me date 25 Prill do te kendoj kengen e lirise ne kutine e votimit, me shpresen e emigranteve tone qe kur jane detyruar te ikin kanë menduar që një ditë Shqipëria do të bëhet vendi që ikën për të kërkuar, me shpresën e një djali të një punëtori të thjesht që guxon të sfidojë shanset, me shpresën e një gruaje e cila ka rënë pre e dhunës në familje dhe nuk ka gjetur mbrojtje, e megjithatë beson se Shqipëria një ditë do të ketë vend dhe për të.