Topalli nis aksionin politik nga Ballshi: 10 gra në grevë urie prej ditësh, Rama të mos bëjë sikur s'dëgjon

4 Nëntor 2020, 15:18

BALLSH- Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli pasi zyrtarizoi partinë e saj politike, 'Lëvizja për Ndryshim' ka nisur edhe aksionin, ku ka zgjedhur grevën e urisë së naftëtareve të Ballshit për t'i bërë thirrje Ramës që mos të bëjë sikur nuk shikon, apo nuk dëgjon.

'Prej shumë ditësh 10 gra kanë nisur një grevë urie. Ato kërkojnë një të drejtë të tyre themelore. Shpërblimi për punën e kryer është një e drejtë e tyre dhe një detyrim për t’u respektuar nga shteti Shqiptar. Kryeministri i vendit nuk mund të bëjë sikur nuk i shikon dhe nuk i dëgjon e aq më pak të vendosi kushte. Padrejtësia ndaj naftëtarëve ka vetëm një origjinë që është korrupsioni', shkruan Jozefina Topalli.