Topalli nis fushatën: Duhet të kishim bërë më shumë për Shkodrën! Kush e mendon Ramën ose Bashën Kryeministër pas 25 prillit ai qoftë

27 Mars 2021, 17:36

#reportTV #lajmeshqip #lajme “Unë mund të kem bërë gabime në të kaluarën, por zotohem t'ia kthej borxhin Shkodrës dhe Shkodranëve. Duhet të kishim bërë më shumë për Shkodrën”. Ky ka qenë mesazhi i sotëm i kryetares së Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topallit në çeljen e fushatës dhe prezantimin e ekipit të kandidatëve në Shkodër. Lista, të cilën e kryeson vetë Topalli, sipas saj është e përbërë kryesisht nga të rinj që kanë studiuar dhe punuar jashtë vendit dhe janë rikthyer për tu angazhuar në politikë. Topalli nënvizoi kush mendon se Rama ose Basha duhet të jenë Kryeministër pas 25 prill 'ai qoftë'.