Topalli: PD-PS marrëveshje për pragun, heshtja e Bashës konfirmon lojën e tyre hileqare

23 Shtator 2020, 13:25

Heshtja e kryedemokratit Lulzim Basha për propozimet e socialistëve në Këshillin Politik, për Jozefina Topallin është konfirmim i një marrëveshje me PS për të ruajtur karrigen e vet.

Teksa kundërshton propozimin e socialistëve për pragun elektoral, Topalli thotë  se favorizon kryetarët e partive, por dëmton parlamentin dhe demokracinë. Sipas ish kryeparlamentares propozimi për një prag kombëtar 3% që erdhi me miratimin në heshtje të opozitës  të çon drejt modeleve të Lukashenkos.

Në të njëjtën mendje duket se ishte edhe Astrit Patozi i Bindjes Demokratike, po ashtu i larguar nga PD,  kur tha në emisionin "Repolitix" se heshtja e Bashës për draftin e PS tregon se mes PS dhe PD ka një marrëveshje të fshehtë si për listat e hapura ashtu edhe për pragun elektoral

Statusi i plotë i Jozefina Topallit

Pse heshtin te gjithe per pragun elektoral?!!

-    Pragu elektoral i dyfishte eshte perpjekje e shemtuar kundra vullnetit te qytetareve qe duan ndryshim.

-   Heshtja e opozites ndaj propozimit te Rames per prag shtese , konfirmon marreveshtjet e fshehta me qellim ruajtjen e karrigeve te kryetareve.

Ndryshimi i sistemit elektoral nuk  eshte gje e keqe ne vetvete.- ai mund te permiresohet- por eshte e demshme kur ndryshon vetem pak muaj para zgjedhjeve dhe kur ne permbajtje redukton mundesine e perfaqesimit te qytetareve qe kerkojne ndryshim.

Ne cdo sistem electoral pragu eshte kyq.