Topalli për Report TV: Rama, Basha, Meta janë bashkë! Me 25 prill të nisim një kapitull të ri të politikës

22 Prill 2021, 19:04

Rama, Meta, Basha, janë bashkë dhe kanë marrë peng Shqipërinë. Me këto fjalë e ka nisur intervistën për Report Tv Kryetarja e Lëvizjes Për Ndryshim Jozefina Topalli. Zonja Topalli u shpreh se ato kanë një skenar për pushtetin e tyre dhe jo për shqiptarët. Më tej Topalli u shpreh se beson tek ndryshimi që duan shqiptarët pavarësisht se 3 aktoret e politikës janë bërë bashke në dëm të interesave të vendit.

‘Do vendoset jo cili do të jetë qeveria dhe mazhoranca e ardhme por cili do të jetë fati i Shqipërisë për dekadën e ardhshme. Në varësi të vendimit që shqiptarët do të shohim nëse Shqipëria do të vijojë drejt një krize parmanente apo do të gjejnë kurajon për të mbyllur një kapitur tre dekadash dhe për të nisur një rrugë të re. Nëse shqiptarët e kanë brenda vetes nevojën për të ndryshua kanë mundësi që të zhvillojnë dhe të përcjellin një votë proteste ndaj tre kryetarëve, një votë ndryshimi. Kam takuar shumë qytetarë që më bëjnë të kem shpresë shumë. Nëse do të rrini në shtëpi dhe nuk do të votoni kundër Edi Ramës, Ilir Metës, Lulzim Bashës të cilët janë bashkë dhe kanë qenë gjithmonë bashkë dhe kanë vazhduar të projektojnë veten në një aleancë ekonomike, politike dhe të natyrave të tjera Shqipëria do të precipitojë në korrupsion në një kalbësire politike në një mungese përfaqësimi dhe në një krizë ekonomike akoma dhe më të vështirë.’- tha Topalli.