Topalli: Respektimi i masave shumë i rëndësishëm se testimet në masë

14 Prill 2020, 18:29

Ish- kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka marrë si shembull Portugalinë dhe Spanjën, për të vënë në pah se respektimi i masave është shumë herë më i i rëndësishëm se testimi në masë. Ajo zgjodhi që të mos e komentonte politikisht, por tha se shumë e rëndësishme është mbyllja në shtëpi, vendosja e maskave, ruajtja e distancës. Kjo është ajo që sjellë një kurbë më të ulët, shprehet Topalli, duke dalë kështu në mënyrë indirekte kundër kërkesës së PD, që kërkon më shumë teste.