Topalliu për Report Tv: Basha ka ndjekur vetëm interesat personale të tij!

4 Nëntor 2020, 18:28

"Ky është një diversion që ai përdor përmes veglave të tij, për të krijuar idenë se kjo është një çështje personale. Këtu nuk ka asgjë personale. Është e gjitha një çështje ideore, është një çështje mendësie, parimesh dhe vlerash. Unë ndahem me këdo, nëse dikush nuk pranon votën, nuk pranon debatin, kartën morale të pushtetit moral me të cilin duhet të funksionojë një opozitë, nuk pranon të bëjë betejën kundër qeverisë me të gjitha forcat por bie në nivelin e pazareve dhe të interesave private e familjare. Nuk pranoj as kur një politikan ndjek vetëm politika personale. Këtu gjërat janë shumë të thjeshta për mua, por edhe krejt distant me pjesën tjetër. Kështu që përpjekja për ta kthyer në personale është shumë infantile në fakt, por edhe djallëzore", tha Topalli.

  •