Topi i përgjigjet Nishanit: Reagimi i ashpër konfirmon që e kam njohur në karburant

17 Maj 2019, 21:09

Ish- presidenti Bamir Topi i ka kthyer përgjigje ish-presidentit Bujar Nishani. Nga studio e Repolitix, Topi është shprehur  se ka qenë një reagim i ashpër nga Nishani, që sipas tij rikonfirmon atë që ai ka shkruar në libër.

"Bujar Nishani zë vetëm një faqe e gjysmë, nga 400 faqe. Ka qenë një reagim shumë nervoz dhe e panevojshme dhe e ndjej një humbje kohe që të vazhdojë të komentojë se ç'ka thënë Nishani. Para se të kem karrierë politike, kam pasur karrierë akademike. Bën një reagim shumë të ashpër, por konfirmon që e kam njohur në karburant. Këto janë të vërtetat e mia. Kjo është e vërteta. Unë nuk jam marrë asnjëherë se çfarë thonë të tjerët. Kam vendosur vetëm kushtet si jemi njohur", shkruan Topi.