Topi në fushën e PD-së për 'Zgjedhoren'! Meta: Ja kush është këshilla ime për Bashën

5 Qershor 2020, 15:53

Ambasadorja amerikane Kim u shpreh tre net më parë se tashmë topi për reformën zgjedhore ndodhet në fushën e Lulzim Bashës, që të firmosë draftin. Por a ka një këshillë Ilir Meta për Bashën? "Mesazhi im për opozitën ka qenë ky; gjithcka për konsensus. Që kur u shkatërrua teatri mesazh im ka qenë mos bini pre e provokimit për t'u larguar nga tryeza dhe mos paraqisni listë dëshirash, por qëndroni te ato elementë bazikë, për të cilat do të keni përkrahjen e ndërkombëtarëve.