'Topi në fushën tonë, jo të Bashës'! Valteri në Report Tv: Listat e hapura i duan edhe 10 deputetët të PS! Në partinë e re ish-drejtuesit që largoi PD-ja

4 Qershor 2020, 18:16 | Përditesimi i fundit: 2020-06-04 20:34:39

TIRANE-Deputeti i opozitës Halit Valteri i ftuar në Report Tv në një intervistë me gazetarin Besard Jacaj u shpreh se topi nuk është në fushën e Lulzim Bashës sikur deklaroi ambasadorja amerikane, por opozitës në Kuvend për reformën zgjedhore. Valteri deklaroi se nuk e voton reformën pa u plotësuar dy kushtet, hapja e listave dhe miratimi i të gjitha rekomandimeve të OSBE-së. Ambasadorët, tha ai duhet të flasin me opozitën në Kuvend që ka votat dhe jo atë të Lanës, referuar PD-LSI-së.