Topollaj: Shembja e teatrit u miratua me votim qarkullues me e- mail! E paligjshme, se s'pati diskutime

15 Maj 2020, 20:37

TIRANË- Këshilltari Bashkiak, Fabian Topollaj, i ftuar në studion e Report Tv ka deklaruar se vendimi për miratimin e shembjes së Teatrit Kombëtar është marrë në mënyrë elektronike, pra me votim qarkullues nëpërmjet e- mali nga anëtarët e Këshillit Bashkiak. Ai e quan të paligjshëm këtë vendim, por jo për mënyrën e votimit, por për faktin se nuk ka pasur diskutime mes anëtareve.