Tornado shkakton 'kërdi' në Bocholt të Gjermanisë, shkatërron gjithçka gjen para

6 Qershor 2019, 09:24

Nata e djeshme ka qënë shumë e gjatë dhe e frikshme për qytetin e Bocholt në Gjermani. Kjo zonë u godit nga një furtunë e fuqishme dhe më pas nga një tornado që shkatërroi gjithçka i doli para.

Në mediat gjermane kanë publikuar edhe pamjet nga çfarë la pas vorbulla e madhe e tornados. Makina të përmbysura, pemë të thyera e çati të shkatërruara kjo është gjendja gjatë mëngjesit të sotëm në Gjermaninë Veri-Perendimore.

Përgjatë të gjithë të mërkurës në Bocholt dhe zonat përreth ka patur erëra shumë të forta që arrinin nga 180 deri në 255 km në orë.

"Ishte një uragan i fortë në Bocholt mbrëmë," tha meteorologu DWD Andreas Friedrich për CNN.

"Ky është tornado e pestë e konfirmuar në Gjermani këtë vit" është shprehur më pas ai. Fatmirësisht tornadoja që goditi qytetin Bocholt nuk shkaktoi dëme në njerëz.