'Toyota Auris', Balla kallëzon sërish Bashën në Prokurori: Dorëzova prova të reja

24 Tetor 2018, 12:08

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla u paraqit sërish sot në prokurorinë e Tiranës për të dorëzuar prova të tjera lidhur me kallëzimin penal për kreun e PD-së, Lulzim Basha. Një ditë më parë Balla paralajmëroi se do të dorëzojë në Prokurori të tjera prova në lidhje me kallëzimin penal për kreun e PD-së, Lulzim Basha, lidhur me 3.4 mln eurot që u kapën në makinën tip Toyota Yaris.

Kam depozituar prej disa javësh një kallëzim tjetër penal në ngarkim të shpifësit Lulzim Basha për veprat penale të kallëzimit të rremë, të shpërdorimit të detyrës, të vënies në rrezik të veprimeve hetimore, që ka të bëjë me veprën penale të tregtimit të sekretit hetimor dhe shtetëror dhe sigurisht që sot erdha në Prokurori për të depozituar provat mbi të cilat unë kam bazuar këtë kallëzim penal. Dua t'ju them që kam bindjen se ky hetim po ecën shumë mirë dhe në fund të këtij hetimi Lulzim Basha do të jetë një person, i cili sipas parashikimeve të Kodit Penal do të mbajë përgjegjësitë që i takojnë.

Taulant Balla, kreu i grupit të PS

Një ditë më parë, kreu i PD Basha, ndërsa doli nga prokuroria e Tiranës përmendi emrat e dy deputetëve të tjerë në këtë dosje, Ulsi Manjës dhe Jurgis Çyrbes.

    No videos found.