Trafik droge mes Shqipërisë dhe Italisë, shkatërrohet grupi kriminal, 9 të arrestuar

27 Maj 2020, 12:54

Autoritetet italiane kanë shkatërruar një grup italo-shqiptar që merrej me trafikun e lëndëve narkotike.

Operacioni i koduar ”San Silvestro 2018” u zhvillua nga Antimafia Italiane e Leçes në bashkëpunim me Guardia Di Finanza e Brindizit.

Sipas mediave italiane 9 persona janë vënë nën urdhër arresti, 5 në burg e 4 në arrest shtëpiak, ndërsa hetimet kanë nisur që prej vitit 2017. 

Ende nuk ka të dhëna sa shqiptarë janë të përfshirë në këtë organizatë kriminale. 

Gjatë hetimeve të operacionit e deri më sot janë sekuestruar 3750 kg marijuanë, 50 kg hashash, 1 kg kokainë, 1 kg heorinë, 6 mjete lundruese e 3 autovetura.

Hetimet e operacionit janë ekzekutuar në koordinim edhe me autoritetet e policisë shqiptare.