Autoritetet italianë kanë goditur një rrjet të trafikut të drogës nga Brazili dhe Shqipëria drejt Italisë. Sipas mediave italiane në pranga kanë rënë 11 anëtarë të bandës, 8 prej të cilëve janë shqiptarë.
Operacioni i i koduar “Rinascita-Scot”, ka nisur nga dhjetori i vitit 2019 që çoi në arrestimin e 334 personave, mes të cilëve edhe njerëz të politikës.