Trafik droge nga Shqipëria në Itali/ Gjykata e Katanias rikthen në qeli Moisi Habilajn, e dënon me 15 vite burg! Ulet dënimi për Sulajn dhe Seitin

17 Dhjetor 2020, 22:54

Gjykata e Apelit në Katania ka dënuar me 15 vite e 5 muaj burg Moisi Habilajn. Për të gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Catanias tashmë kanë zgjedhur të mos ndryshojnë vendimin e parë dhe të mos bëjnë asnjë zbritje por ta dënojnë me 15 vjet, 5 muaj dhe 10 ditë  siç është urdhëruar më 19 qershor 2019. Dy shqiptarët e tjerë Maridiam Sulaj dhe Nezar Seiti, kanë përfituar ulje dënimi. Sulaj u dënua me tetë vjet ndërsa Seiti, që besohet të ishte arkëtari i organizatës dhe u ekstradua në Itali pasi u arrestua në Shqipëri, gjashtë vjet e tetë muaj. Në shkallën e parë Sulaj u dënua 8.4 vite burg dhe Seiti 7.4 vite burg