Në Astir duket se emergjenca ka përfunduar...trafik i rënduar

3 Prill 2020, 08:56 | Përditesimi i fundit: 2020-04-03 08:58:28

Një pamje e frikshme vjen nga zona e Astirit, ku duket se emergjenca për koronavirusin ka përfunduar dhe njerëzit i janë rikthyer jetës normale.

Ndonëse Shqipëria ka një bilanc që dita- dita sa vjen edhe rëndohet, duket se ndërgjegjësimi i qytetarëve sa vjen dhe shuhet. Kjo zonë ka qenë një nga pikat më problematike, me trafik të rënduar çdo ditë, por e njëjta panoramë ofrohet edhe në këto ditë shtetrrethimi.