Trafik i rënduar në Fier, fluks automjetesh nga emigrantët dhe pushuesit

4 Gusht 2018, 16:35

Edhe këtë shtunë fluksi i makinave dhe punimet në rrugë kanë shkaktuar kaos në rrugën e qytetit të Fierit. Lëvizja e mjeteve është shumë e ngadaltë, duke bërë kështu që të presin për orë të tëra për të shkuar në drejtim të Vlorës.

E gjithë unaza e Fierit është e tejmbushur me makina, por edhe rrugët brenda qytetit janë tërësisht të bllokuara. Situata është e përsëritur thuajse gjatë gjithë javës, por fillimin e gushtit ajo është bërë edhe më problematike, për shkak të fluksit të turistëve dhe emigrantëve.