Trafik i rënduar në Shëngjin, prej 2 orësh bllokohet qarkullimi! Rrugët e ngushta nuk përballojnë fluksin e automjeteve me pushues

26 Qershor 2022, 20:13

Largimi i menjëhershëm i pushuesve nga bregdeti i Shëngjinit është shoqëruar me trafik të rënduar dhe kaos në lëvizje. Situatë më problematike është krijuar në rrugën që lidh Shëngjinin dhe aksin drejt Milotit.

Trafiku i rënduar ka nisur që prej orës 18:00 dhe pritet të vijojë deri në orët e mbrëmjes, duke sjell shpesh herë dhe bllokim total të qarkullimit. Problematikë e njëjtë është çdo fundjavë në këto akse rrugore, pasi rrugët e ngushta dhe pa standarte nuk e përballojnë fluksin e lartë të automjeteve. Kjo fundjavë e fundit e muajit qershor solli mijëra pushues ne plazhet e Lezhës.

  •