Tre mjekë shqiptarë dhe dy biznesmenë janë në mesin e 82 personave të hetuar nga SPAK dhe Antimafia në Itali si pjesë e trafikut e korrupsionit tek bluzat e bardha. 6 në burg, 3 'arrest shtëpie' dhe 1 detyrim paraqitje janë masat deri tani! Report Tv mëson se ky grup kriminal ka shitur ilaçe për pandeminë COVID-19 në Shqipëri pasi i vidhte në sistemin publik në Itali, ndërsa 82 pacientëve shqiptarë u ka ofruar shërbim shëndetësor në spitalet italiane me letra false. Sekuestrohen 500 mijë euro dhe ilaçe me vlerë 20 mijë euro.
