Trafikoni armë dhe drogë nga Italia, vihen në pranga dy shqiptarët dhe një italian

27 Mars 2021, 10:50

Tre persona janë arrestuar nga policia pas një operacioni të zhvilluar nga policia e Tiranës.

Në operacionin e koduar ‘Weekend’, ka rënë në pranga 46-vjeçari Vladimir Gjoci, i cili në bashkëpunim me 26-vjeçarin Gehard Gaci dhe shtetasi italian Marco Maraschio shpërndanin armë zjarri dhe lëndë narkotike nga Italia për në Shqipëri.