Trafiku i drogës, Endrit Braimllari 10 pyetje për Ramën: Shqipëria në moment kritik

12 Nëntor 2018, 23:04

LSI përmes Endrit Braimllarit akuzoi kryeministrin Edi Rama se po merr nëpër këmbë ligjin dhe Kushtetutën e vendit për t’i dhënë mbështetje krimit të organizuar. Braimllari i ka drejtuar kryeministrit Rama 10 pyetje në lidhje me trafikun e drogës.

Shqipëria ndodhet në një moment kritik. Ligji dhe Kushtetuta e vendit janë marrë nëpër këmbë. Gjithçka në funksion të një kryeministri duke i dhënë mbështetje krimit të organizuar. Sot po i drejtohem publikisht kryeministrit për këto pyetje, përgjigjen e të cilave e pret e gjithë Shqipëria.

Cilat janë arsyet e dorëheqjes së Fatmir Xhafës, ish-ministër i brendshëm? Përse ka frikë Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë nga Avdylajt? Përse ka frikë Edi Rama nga Bajrat? Çfarë ju ka premtuar ai atyre si kryeministër i vendit?

Deri ku shkon përfshirja e Edi Ramës në laboratorin e Hasit? A e gjeti Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, pronarin e 613 kg të kokainës në Maminas? Për çfarë e kërcënon Ndokaj nga burgu Edi Ramën? A e kërcënon Vangjush Dako Edi Ramën?

A është kthyer Edi Rama në një kredi të vërtetë bankare për Vangjush Dakon? Më çfarë materialesh e kërcënon Saimir Tahiri dhe deri ku shkon përfshirja e Edi Ramës në çështjen e Xibrakës?

Endrit Braimllari

    No videos found.