Trafiku i kokainës në Angli, 'The Times': Shqiptarët të dytët pas britanikëve

10 Maj 2018, 11:16 | Përditesimi: 10 Maj 2018, 11:16

Grupet kriminale shqiptare që kontrollojnë trafikun e kokainës me një nivel të lartë pastërtie janë rritur me 60% gjatë tre viteve të fundit. 
Me këtë konstatim e nis një artikull të gjatë për krimin shqiptarë në Angli gazeta The Times e cila thekson se shqiptarët janë përgjegjës për krime të dhunshme.

Ky shtim i prezencës së grupeve kriminale në shtetin ishull sipas kësaj gazete vjen pasi shqiptarët kanë konsoliduar lidhjet e tyre me kartelet e drogës në Amerikën Latine. Gazeta 'The Times' bazohet në këto konstatime pasi ka parë të dhënat më të fundit të NCA agjencisë britanike kundra krimit të organizuar.

Në renditjen e grupeve kriminale hartuar nga NCA të parët janë britanikët, ndërsa këtë vit të dytët janë renditur shqiptarët të cilët lanë pas rumunët të cilët vitin e shkuar ishin të dytët.

“Grupet kriminale shqiptare kanë zhvilluar tashmë një reputacion të frikshëm pasi janë ekspertë në fshehjen, transportin e më pas
shitjen e kokainës në sasi të mëdha. Ata ia kanë dalë që të armatosen duke nxjerrë nga tregtia e drogës grupet e tjera rivale”, shkruan The Times.

b.ha./Shqiptarja.com