Tragjedi në Mirditë, 3 anëtarët e një familje ndërrojnë jetë nga COVID brenda një jave! U infektuan në ceremoninë mortore

6 Mars 2021, 17:49

#reportTV #lajmeshqip #lajme RUBIK- COVID-19 është treguar i pamëshirshëm me familje Cara nga Rubiku. Djali dhe dy prindërit kanë humbur betejën me jetën brenda një jave, duke lënë pas dhimbje dhe frikë për familjarët dhe banorët e kësaj qyteze. Shtatë ditë më parë ka ndërruar jetë në banesë, 83-vjeçari Hamit Cara. Brenda së njëjtës ditë ka vdekur në spitalin e Rrëshenit, i biri Arben Cara 42 vjeç. Ndërsa nëna e tij, Dushe Cara 75 vjec u përcoll këtë të shtunë në banesën e fundit. Të afërmit flasin me shqetësim për mënyrën e trajtimit të covid-19 me oksigjen në shtëpi. Dhimitër Koleci hedh dyshime se nuk ka funksionuar pajisja e oksigjenit që ka përdorur kjo familje. Fqinjët tregojnë se e ndjera Dushe Cara kishte humbur edhe vëllanë pak ditë më parë nga COVID. “E kam mik, nuk kanë pasur asnjëlloj problemi. Para një muaji i ka vdekur vëllai Dushes, pasi ka vdekur ajo, është sëmurë burri, 83-vjeç, djali 43-vjeç. Gruaja është trajtuar te ‘Shefqet Ndroqi’, djali në shtëpi. Ku ka më rëndë. Nuk ka pasur sëmundje djali”, tha ai.