Tragjedi në Tiranë, 6-vjeçarja përplaset për vdekje nga makina! Report Tv në vendngjarje

17 Janar 2021, 13:58 | Përditesimi i fundit: 2021-01-17 15:35:46

Një aksident fatal ka ndodhur në Tiranë, ku një 6 vjeçare ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një makinë, në derë të shtëpisë, në rrugën Ramë Sadria. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta thotë se shofer i makinës ka qënë Alban Gurin. Sipas fqinjëve Guri pasi e ka përplasur të miturën është larguar nga vendi i ngjarjes por është arrestuar më pas nga policia.6 vjeçarja pasi është përplasur është dërguar menjëherë në spital por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë. Shoferi është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të metejshme, ndërsa makinës së tij po i bëhet ekspertiza. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka shkuar pranë rrugës ku është përplasur për vdekje një e mitur sot në Tiranë. Sipas dëshmisë së fqinjëve e mitura është përplasur në derë të shtëpisë. Shoferi që e ka aksidentuar fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes por është kapur më vonë. “Paralajmërimi është bërë për aksidente, që kur është bërë rruga të shikohet kryqëzimi i rrugës, ska trotuar dhe ecin shpejtë. Rruga është problematike”, tha një banor. “Janë me qera, vajza e vogël është 6 vjeçe, jeton me qera me prindin. Sapo ka dalë nga dera e shtëpisë ka ndodhur gjithçka. Janë 4 fëmijë. Fëmija i parë ka dalë ka kaluar rrugën dhe kanë pritur fëmijët e tjerë. Makina ka qenë një fuoristradë e zezë me 3 burra, ska ndaluar, ka ikur por është kapur”, tha fqinja tjetër.