Tragjedi shqiptare në Australi, babai vret vajzën e dhëndrin dhe tenton vetëvrasjen

2 Janar 2020, 10:35 | Përditesimi i fundit: 2020-01-02 12:19:53

Tragjedi shqiptare në Australi. Pak orë përpara se të ndërroheshin vitet, një shqiptar nga Kosova 55-vjeç që jetonte prej disa vitesh në Melbourne pas një sherri në familje vrau me armë zjarri të bijën dhe dhëndrin, ndërsa më pas tentoi vetëvrasjen, por mbeti i plagosur rëndë.  Osman Shaptafaj në prag të ndërrimit të viteve kishte shkuar në shtëpinë e çiftit në Yarraville që kishte një vit që ishin martuar. Në konflikt e sipër, Osman Shaptafaj qëlloi me armë zjarri në drejtim të vajzës Lindita Musai 25 vjeç dhe dhëndrit Veton Musai 29 vjeç. E bija humbi jetën në vend nga plumbat, ndërsa dhëndri disa orë më vonë në spital, pasi plagët ishin të rënda duke mos u mbijetuar. Në kushte të vështira psikologjike, 55-vjeçari më pas qëlloi në drejtim të vetes duke tentuar vetëvrasjen, por ka mbetur i plagosur rëndë.